Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS

02 Gusht 2016

Me bazë në nenin 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nr.04/L-037 si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 29.07.2016, miratoi propozimet e njësive akademike për të shpallur:

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E PERSONELIT AKADEMIK NË FAKULTETET E UNIVERSITETIT “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN

I. FAKULTETI JURIDIK:

1. Një mësimdhënës për lëndët: E drejta ndërkombëtare publike dhe E drejta evropiane,

2. Një mësimdhënës për lëndët: E drejta e procedures penale I dhe E drejta e procedures penale II,

3. Një asistent për lëndët: Fillet e së drejtës (Hyrje në teorinë e përgjithshme juridike) dhe Fillet e së drejtës (Hyrje në filozofinë e së drejtës dhe të drejtës publike).

II. FAKULTETI I EKONOMISË:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në marketing, Tregu dhe marketingu, E-Marketingu,

2. Një mësimdhënës për lëndët: Menaxhimi i projekteve, Projektimi-rast studimor, Menaxhmenti. komunikues ndërkulturor,

3. Një mësimdhënës për lëndët: Hortikulturë, Parimet e marketingut në agrokulturë, Prodhimi i produkteve të perimeve,

4. Një mësimdhënës për lëndët: Menaxhment ndërkombëtar, Analiza Kuantitative në Biznes,

III. FAKULTETI I EDUKIMIT:

Programi në gjuhën mësimore shqipe:

1.Një mësimdhënës për lëndët:Gjuhë shqipe I dhe II (programi parashkollor),

2.Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e gjuhës shqipe (programi fillor dhe parashkollor), me plotësim orësh në Fakultetin e Filologjisë,

3.Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e arsimit muzikor me metodologji.

Programi në gjuhën mësimore turke:

4. Një mësimdhënës për lëndët: Teoria e mësimit, Praktika pedagogjike II dhe III, Bazat e hulumtimit në edukim, Pedagogjia e edukimit parashkollor (programi fillor dhe parashkollor).

Programi në gjuhën mësimore boshnjake:

5. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e shkencave natyrore me metodologji, Edukimi mjedisor (programi fillor dhe parashkollor).

IV. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Metodat e transmetimit, Metodat e hulumtimit, Teknologjia TCP/IP, Inxhinjeringu softuerik dhe menaxhimi i projekteve, Metodat kërkimore, Teknologjia e avancuar IP-ve dhe rrjeteve.

V. FAKULTETI I FILOLOGJISË:

· Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në shkencat e letërsisë, Teoria e letërsisë, Letërsi për fëmijë, Letërsi popullore, Folklori arbëresh dhe Kritikë letrare,

2. Një mësimdhënës për lëndët:Histori e letërsisë shqiptare I dhe II-Romantizëm, Letërsi krahasimtare, Historia e letërsisë shqipe- Realizëm,

· Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze:

3. Një mësimdhënës për lëndët: TEFL-Leximi dhe shkrimi, Vlerësimi dhe testet, Kulturë dhe qytetërim britanik, Shoqëri amerikane, Përvoja në shkollë nga TEFL, Materialet, Vlerësimi dhe përgaditja.

· Programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane:

4. Një mësimdhënës për lëndët: Gramatika e gjuhës gjermane I, Gramatika e gjuhës gjermane II, Morfologji, Hyrje në didaktikën e gjuhëve të huaja, Metodika dhe didaktika e gjuhës gjermane II, Seminar i didaktikës.

Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të  Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën doktor të shkencave (dr.sc.) në fushën përkatëse.

Kandidatët të cilët aplikojnë për asistentë duhet të kenë të përfunduar studimet master ose  magjistraturë në fushën përkatëse dhe të jenë jo më të vjetër se 28 vjet, të kenë notën mesatare jo më të ulët se 8 (tetë).

Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: Kërkesën dhe CV-në, kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar, ekstraktin e lindjes  si dhe dëshminë se janë shtetas të Republikës së Kosovës, dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë denuar për ndonjë vepër penale, ndërsa ata të cilët janë të punësuar në fakultet duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Njohja e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër, të huaj është përparësi për aplikantët.

Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pa kompletuar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe ueb-faqe respektivisht deri më datë 16.08.2016, në ora 15:00.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në zyrën e protokollit nr.308 në hapësirat e Rektoratit në UPZ, dhe kopjen elektronike në e mail-in zyrtar: [email protected].

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të panostrifikuara nga MASHT nuk do të pranohen (të jashtafatshme dhe të pakompletuara).

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: http://www.uni-prizren .com

Procedura e zgjedhjes së kandidatëve dhe e drejta e ankesës: pas hartimit dhe dorëzimit të raportit nga komisionet vlerësuese, raprti për secilin kandidat të paraqitur në konkurs do të publikohen në buletinin e universitetit, i cili qëndron i publikuar në web-faqe të Universitetit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga dita e publikimit.

Buletinet do të hartohen për të gjitha pozitat dhe kandidatët e paraqitur në konkurs në mënyrë të veçantë.

Gjatë fazes së publikimit të raporteve të komisioneve vlersuese në Buletine, kandidatët e pa kënaqur kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë. Gjatë shqyrtimit të raporteve, Senati i UPZ-së do të shqyrtoj edhe ankesat eventuale të kandidatëve, të cilët kanë parashtruar ankesë gjatë kësaj faze.

E drejta e ankesës, kundër vendimit të Senatit është 15 ditë, nga dita e pranimit në dorëzim të vendimit (njoftimit për ata që merret vendim negative) të Senatit të UPZ-së me të cilin pala konsideron se i është mohuar e drejta për zgjedhje, rizgjedhje apo avancim.

Rektori

___________________

 

Prof.dr.  Ramë Vataj

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit