Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PLOTËSUES PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR

04 Shtator 2016

KONKURS PLOTËSUES

( AFATI I DYTË)

PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK

2016/2017

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore - Bachelor, në konkursin plotësues (afatin e dytë) për vitin akademik 2016/2017, do të pranojë 982 studentë, prej të cilëve 832 studentë të rregullt dhe 150 me korrespodencë.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Republikën e Kosovës dhe në shtete tjera.

Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti ”Ukshin Hoti” rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorit (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” do të rezervojë deri në 12% të vendeve nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, numër ky i paplotësuar në afatin e parë të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.

Universiteti nuk do t’u mundësojë lehtësira për pranim nëse njëri prej kandidatëve binjakë nuk do të arrijë të pranohet në programin e njëjtë, apo të ndryshëm, me binjakun tjetër.

Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, deri në 5% të numrit total, numër ky i paplotësuar afatin e parë.

Kandidatë joshtetas të Kosovës, konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë Kosovës, dhe shtetasit e huaj. Këta kandidatë me rastin e aplikimit, duhet ta dorëzojnë edhe nostrifikimin e diplomës nga institucionet përkatëse. Njohja (nostrifikimi) i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.

Përjashtimisht kushteve të veçanta të përmendura më lartë të përcaktuara për kandidatët sipas vendeve të rezervuara, nëse të njëjtit arrijnë të kualifikohen në bazë të rezultateve të tyre në provimin pranues, atëherë këta kandidatë nuk do të llogariten në kuadër të kuotës së rezervuar.

Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetëdeklarim, konsiderohet vepër penale sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI NR.04/L-082) të Republikës së Kosovës.

Çdo kandidat mund të konkurrojë vetëm në një program. Studentët aktual të universitetit nuk mund të riaplikojnë në ndonjë program tjetër.

MËNYRA E APLIKIMIT DHE ZGJEDHJA E KANDIDATËVE. Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit-ONLINE, nga faqja zyrtare e universitetit www.uni-prizren.com duke printuar aplikacionin së bashku me fletëpagesën.

APLIKIMI ONLINE

Kandidatët nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet nëse paraprakisht nuk kanë aplikuar online dhe nuk e kanë bërë pagesën. Dokumentet e kërkuar sipas konkursit, dorëzohen në fakultetet përkatëse.

Zgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:

1.Kandidatët që kanë diplomë të shkollës së mesme, por që nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

· Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe

· Deri në 70% të pikëve mund të arrihen nga provimin pranues.

2.Kandidatët që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që e kanë kaluar me sukses provimin e matures:

Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:

· Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme ;

· Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga provimi i matures, dhe

· Deri në 40% të pikëve mund të arrihen nga provimi pranues.

Do të pranohen vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të lira sipas konkursit.

Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vet fakultetet.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse pikët përsëri do të jenë të barabarta, atëher merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale..

Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë rektoratit të universitetit.

Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

-Certifikatën e lindjes (origjinale).

-Letërnjoftimin fotokopje.

-Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme(origjinale).

-Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme dhe dëftesën e maturës (origjinal).

-Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

-Fletëaplikacionin së bashku me pagesën prej 2.50 €.

Vërejtje: Ju njoftojmë se dokumentet origjinale nuk mund t’i tërhiqni deri në diplomim. Prandaj, ju lutemi, fotokopjoni dhe vërtetoni te noteri dokumentet për nevojat tuaja në të ardhmen.

AFATET E KONKURSIT:Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 05.09.2016 deri më 15.09.2016 nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 19-20.09.2016, duke filluar prej orës 09:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen provimit pranues duhet të kenë me vete një dokument identifikues (letërnjoftimin , pasaportën, patent shoferin). Gjatë kohës së mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë. Kandidatët duhet të respektojnë dispozitat e kodit të etikës në të kundërtën do të sanksionohen.

Orari i mbajtjes së provimit pranues është:

Më 19-20.09.2016

 

Nr.

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

1

19.09.2016

Juridik

Juridik

09:00

10:30

RR+K

2

19.09.2016

Ekonomik

Administrim Biznesi

09:00

10:30

RR+K

3

19.09.2016

Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

11:00

12:30

RR+K

4

19.09.2016

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

09:00

10:30

RR

5

19.09.2016

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

09:00

10:30

RR

6

19.09.2016

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

09:00

10:30

RR

7

20.09.2016

FSHK

Dizajn Softueri

09:00

10:30

RR

8

20.09.2016

FSHK

Teknologji Informative

11:00

12:30

RR

9

20.09.2016

Edukim

Program Fillor

09:00

10:30

RR

10

20.09.2016

Edukim

Program Parafillor

11:00

12:30

RR

11

19.09.2016

FSHJM

Agrobiznes

13:00

14:30

RR

12

19.09.2016

FSHJM

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisi

13:00

14:30

RR

 

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më: 23.09.2016 në ora 12:00 në web faqen zyrtare të universitetit.

Afati për ankesa është më: 23-24.09.2016, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 26.09.2016.

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data 27.09.2016 deri më 30.09.2016 prej orës 10:00-15:00 (shih tabelën).

Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.

 

Fakulteti

Departamenti

Data e fotografimit

Ora

1

Juridik

Juridik

27-30.09.2016

10:00 - 15:00

2

Ekonomik

Administrim Biznesi

27-28.09.2016

10:00 - 15:00

Menaxhment Ndërkombëtar

29-30.09.2016

10:00 - 15:00

3

FSHK

T I T

27-28.09.2016

10:00 - 15:00

S D

29-30.09.2016

10:00 - 15:00

4

Edukim

Parashkollor

27-28.09.2016

10:00 - 15:00

Fillor

29-30.09.2016

10:00 - 15:00

5

Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

27.09.2016

10:00 - 15:00

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

28.09.2016

10:00 - 15:00

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

29.09.2016

10:00 - 15:00

6

FSHJM

Agrobiznes

27-28.09.2016

10:00 - 15:00

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

29-30.09.2016

10:00 - 15:00

 

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

1.Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin e regjistrimit;

2.Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm) të cilat duhet të bëhen nga fotograf profesionist;

3.Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Ukshin Hoti”, vitin e parë të studimeve e kanë falas;

4.Pagesa për një semestër për studentët e rregullt që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, është në shumën prej 25€, për studime me korrespodencë 125€.

Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb faqen zyrtare:www.uni-prizren.com

I.Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren - sipas programeve është si në tabelë:

 

Nr.

Fakulteti

Drejtimi

Të rreg.

Me korrespodencë

Gjithsej

1

Fakulteti Juridik

Juridik

150

50

200

2

Fakulteti Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

133

50

183

3

Fakulteti Ekonomik

Administrim Biznesi

98

50

148

4

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

70

0

70

5

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor

60

0

60

6

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT

75

0

75

7

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

SD

75

0

75

8

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

50

0

50

9

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

40

0

40

10

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

40

0

40

11

F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Agrobiznesi

24

0

24

12

F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

17

0

17

Totali i Përgjithshëm

832

150

982

 

Sqarim: Në tabelën e paraqitur me kuaota për nxënësit që kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe boshnjake, do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.

Përjashtim nga vërejtja e lartprmendur përbëjnë kandidatët të cilët vijnë nga komunat në të cilat nuk organizohet mësimi në këto dy gjuhë. Këta kandidatë duhet ta plotësojnë formularin për vetdeklarim lidhur me përkatësinë e tyre etnike.

LËNDËT NË PROVIM PRANUES:

1.Fakulteti Juridik: Fillet e së Drejtës, E drejta Kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.

2.Programi Administrim Biznesi: Hyrje në Ekonomi, Matematikë

3.Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në Ekonomi, Matematikë

4.Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

5.Programi Gjuhë dhe letërsi Angleze: Gjuhë dhe Letërsi Angleze

6.Programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

7.Programi Fillor: Gjuhë Shqipe-testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

8.Programi Parashkollor: Gjuhë Shqipe- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

9.Programi TIT dhe DS:Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave, rrjetet kompjuterike)dhe Matematikë.

10.Programi Agrobiznesit: Matematikë, Hyrje në Ekonomi dhe Hyrje në Shkencat e Natyrës.

11.Programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit: Matematikë, Kimi dhe Biologji.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit