Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS

28 Shtator 2016

Me bazë në nenin 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nr.04/L-037 si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” miratoi propozimet e njësive akademike për të shpallur:

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË FAKULTETET E UNIVERSITETIT “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN

I. FAKULTETI JURIDIK:

1. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi: Administrativo-Kushtetues,

2. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi: Juridiko-Civil,

3. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi: Juridiko-Financiar,

4. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi: Juridiko-Ndërkombëtar,

5. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I dhe Gjuhë gjermane I,

6. Një mësimdhënës për lëndët: Sociologjia juridike, Psikologjia gjyqësore, Kompetencat ndërkulturore, Metodologjia dhe Shkrimi ligjor, Hyrje në ekonomi,

7. Një asistent për grup lëndësh nga lëmi: Administrativo-Kushtetues,

8. Një asistent për grup lëndësh nga lëmi: Juridiko-Civil,

9. Një asistent për grup lëndësh nga lëmi: Juridiko-Financiar,

10. Një asistent për grup lëndësh nga lëmi: Juridiko-Penal.

II. FAKULTETI I EKONOMISË:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Anglishtja afariste I dhe Gjuhë angleze IV,

2. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë turke I ,

3. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë gjermane I ,

4. Një mësimdhënës për lëndën: Marrja e vendimeve biznesore,

5. Një mësimdhënës për lëndën: Raportimi financiar I,

6. Një mësimdhënës për lëndën: Sistemi i raportimit financiar,

7. Një mësimdhënës për lëndën: Kontabiliteti i tatimeve,

8. Një mësimdhënës për lëndën: Kontabiliteti i shpenzimeve,

9. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e kontabilitetit I,

10. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I dhe II,

11. Një mësimdhënës për lëndën: Menaxhment ndërkombëtar,

12. Një mësimdhënës për lëndën: Aspektet kulturore të biznesit ndërkombëtar.

III. FAKULTETI I EDUKIMIT:

a. Programi në gjuhën mësimore shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Praktikë pedagogjike,

2. Një mësimdhënës për lëndën: Vizatim,

3. Një asistent për grup lëndësh nga Letërsia shqipe,

4. Një asistent për grup lëndësh nga Pedagogjia,

5. Një asistent për grup lëndësh nga Psikologjia,

6. Një asistent për lëndën: Metodologji e arteve figurative dhe vizatim,

7. Një asistent për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji I dhe II.

b. Programi në gjuhën mësimore turke:

1. Një mësimdhënës për lëndët e Pedagogjisë,

2. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë dhe letërsi turke,

3. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I dhe II,

4. Një mësimdhënës për lëndët e Psikologjisë,

5. Një mësimdhënës për lëndën: Bazat e shkencave natyrore me metodologji,

6. Një mësimdhënës për lëndën: Artet figurative me metodologji,

7. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e shkencave shoqërore.

c. Programi në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Dy mësimdhënës për lëndët: Gjuhë dhe letërsi amtare,

2. Një mësimdhënës për lëndët: Matematikë I dhe II,

3. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I dhe II,

4. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e shkencave shoqërore,

5. Një mësimdhënës për lëndën: Artet figurative me metodologji,

6. Një mësimdhënës për lëndët e Pedagogjisë.

IV. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE:

a. Programi në gjuhën mësimore shqipe:

1. Dy mësimdhënës për lëndën: Gjuhë Angleze (SD sem.1 dhe 3, TIT sem.1 dhe 3),

2. Një mësimdhënës për lëndën: Matematikë (SD sem..1),

3. Një mësimdhënës për lëndët: Inxhinjeringu softuerik (TIT sem. 3) dhe Analiza e orientuar e objekteve dhe Dizajni ( TIT sem. 3),

4. Një mësimdhënës për lëndët: Siguria në rrjetat e TI-ve (TIT sem. 5) dhe Konvergjenca në rrjeta (TIT sem. 5),

5. Një mësimdhënës për lëndët: Media e re dhe Multimedia ( TIT sem. 1) si dhe Menaxhimi i kualitetit (TIT sem. 5),

6. Një mësimdhënës për lëndët: IT dhe Ndërmarrësia (TIT sem. 1), Takimet dhe Negociatat (TIT sem.5),

7. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e bartjes së informacinit (TIT sem. 1), Hyrje në rrjeta ( TIT sem.1)

8. Tre asistent për grup lëndësh (SD dhe TIT sem. 1).

b. Programi në gjuhën mësimore turke:

1. Një mësimdhënës për: Matematikë I (TIT sem. 1),

2. Një mësimdhënës për: Gjuhë angleze (TIT sem. 3),

3. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi (TIT sem. 1) dhe Inxhinjeringu Softuerik (TIT sem. 3),

4. Një mësimdhënës për lëndët:Teknologjia digjitale (TIT sem. 1), Bazat e bartjes së informacionit (TIT sem. 1), Metodat e transmetimit (TIT sem. 3), Paisjet elektronike (TIT sem. 3),

5. Një mësimdhënës për lëndët: Anglishtja për Shkencat Kompjuterike III (TIT sem. 3),

6. Një mësimdhënës për lëndët: IT dhe Ndërmarrësia (TIT sem. 3),

7. Dy asistentë për grup lëndësh (TIT sem. 1 dhe 3).

c. Programi në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Matematikë I (TIT sem. 1), Paisjet elektronike (TIT sem. 3) dhe Menaxhimi cilësor (TIT sem. 5),

2.Dy mësimdhënës për: Gjuhë angleze (TIT sem. 1 dhe 3),

3. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e bartjes së Informacionit (TIT sem. 1), Metodat e Transmetimit (TIT sem. 1), Siguria në IT-Rrjetat ( TIT sem. 5) dhe Konvergjenca në Rrjeta (TIT sem. 5),

4. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologjia Digjitale (TIT sem 1), Ingjinjeringu Softuerik (TIT sem 3), Mjetet për siguri në Internet (TIT sem. 5) dhe sistemet operative, Menaxhimi i sistemeve (TIT sem. 3),

5. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi (TIT sem 1), Analiza e orientuar në objekte dhe dizajni (TIT sem 3), Bazat e të dhënave (TIT sem. 5) dhe përmbajtja statike e Ueb-Inxhinjeringu (TIT sem. 5),

6.Dy asistent për grup lëndësh (TIT Sem. 1,3 dhe 5).

V. FAKULTETI I FILOLOGJISË:

· Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndët:Kulturë dhe qytetrim shqiptar, Fillet e gazetarisë,

2. Një mësimdhënës për lëndët:Metodologji e gjuhës amtare, Filologji shqiptare,

3. Një mësimdhënës për lëndët:Kulturë gjuhe, Dialektologji,

4. Një asistent për lëndët:Kulturë gjuhe, Praktikum i gjuhës shqipe, Leksikologji, Stilistikë,

5. Një asistent për lëndët:Hyrje në shkencat e letërsisë, Letërsia e vjetër shqipe, Histori e letërsisë shqipe-realizëm, Letërsi popullore.

· Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze:

1. Një mësimdhënës për lëndët:Shkathtësi gjuhësore, Pasqyrë e linguistikës së aplikuar,

2. Një mësimdhënës për lëndët:Të dëgjuarit dhe të folurit, Gjuhë angleze II,

3. Dy asistentë për grup lëndësh nga gramatika e gjuhës angleze,

4. Një asistent për grup lëndësh nga letërsia e gjuhës angleze.

· Programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në linguistikë gjermane, Lëndë zgjedhore, Seminar i gjuhës gjermane, Metodologjia dhe teknikat e punës shkencore,

2. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në letërsinë gjermane, Letërsia gjermane IV,

3. Një mësimdhënës për lëndët: Gramatika e gjuhës gjermane IV-Sintaksë, Hyrje në didaktikë dhe metodologjinë e gjuhës gjermane,

4. Pesë asistentë për lëndët: Praktikë gjuhe I- III dhe V, Gjuhë e sotme gjermane,

5. Një asistent për këto lëndë: Letërsia gjermane II,

6. Një asistent për këto lëndë: Civilizimi dhe kultura gjermane, Hyrje në teknikën e punës së studimit të gjermanistikës,

7. Një asistent për këto lëndë: Praktika profesionale në shkollë.

Vl. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT:

1. Një mësimdhënës për lëndën : Gjuhë angleze 1.

Kandidatët që aplikojnë për mësimdhënës duhet t’i paraqesin këto dokumente: Kërkesën, CV-në, kopjet e diplomave përkatëse të noterizuara, certifikatën e lindjes, dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë të denuar për ndonjë vepër penale, dëshminë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informata tjera specifike shtesë të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Kandidatët që aplikojnë për asistent dhe lektor duhet t’i paraqesin këto dokumente: Kërkesën, CV-në, kopjet e diplomave përkatëse të noterizuara, certifikatën e notave për nivelin bachelor dhe master, certifikatën e lindjes dëshmitë për publikimet shkencore profesionale, dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë të denuar për ndonjë vepër penale si dhe informata tjera specifike shtesë të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Kandidatët që aplikojnë për më shumë se një pozitë duhet të sjellin kopje fizike për aq pozita sa aplikojnë.

Kandidatët që kanë doktorruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pa kompletuar. Dokumentacioni i dorëzuar me rastin e aplikimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe ueb-faqe respektivisht deri më datë 05.10.2016, në ora 15:00.

Paraqitja e dokumenteve bëhet në zyrën e protokollit nr.308 në hapësirat e Rektoratit në UPZ, dhe kopjen elektronike në e mail-in zyrtar: [email protected].

Aplikacionet e arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen. Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: http://www.uni-prizren.com

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas