Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin –Ditën e Mësuesit
07 Mars 2017
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë mësimdhënësve të Universitetit dhe arsimtarëve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe anembanë trojeve shqiptare ua uron Ditën e Mësuesit “7 Marsin” dhe të shkollës së parë shqipe. Mirënjohje për punën e madhe e fisnike dhe sakrificën që mësuesit kanë bërë për arsimimin e brezave .
Tani, brezave të rinj u mbetet që të jetësojnë porosinë e atyre që ngritën dhe mbajtën gjallë shkollën shqipe në etapa të ndryshme historike të vështira për popullin tonë. Të punojmë në edukimin e shëndoshë të gjeneratave të reja në mënyrë që të ndërtojmë një shtet të shëndoshë.
Urime dhe gëzuar!
Me nderime,
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
