Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

U arrit marrëveshje për bashkëpunim në mes Universitetit “Ukshin Hoti” dhe Programit Kërko Drejtësi të financuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës/ INL

09 Mars 2017

U arrit marrëveshje për bashkëpunim në mes Universitetit “Ukshin Hoti” dhe  Programit Kërko Drejtësi të financuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës/ INL

 

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të UPZ-së dhe Programit Kërko Drejtësi të NCSC(Qendra Kombëtare për Gjykata Shtetërore – Departamenti i Shtetit të SHBA-së). Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe John Furnari shef i Programit Kërko Drejtësi. Në bazë të marrëveshjes në UPZ do të filloj punën Klinika Penale Juridike me raste reale, ku studentët më të mirë të Fakultetit Juridik do të kenë mundësi që të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë.

 

Rektori Vataj me këtë rast shprehi kënaqësi që është arritur kjo marrëveshje e rëndësisë së veçantë për studentët e UPZ-së. Ai theksoi se nga ana e UPZ-së do të bëhet gjithçka që është e mundur që projekti të realizohet me sukses. Vataj e falënderoi Furnarin për kontributin e dhënë që ky projekt të mundësohet në bashkëpunim me Fakultetin Juridik. Në veçanti ai e falënderoi qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetjen financiare dhënë për jetësimin e Programit Kërko Drejtësi ku përfitues do të jenë edhe studentët e Fakultetit Juridik.

 

Nga ana tjetër John Furnari- shef i Progrmit Kërko drejtësi, theksoi se edhe ata janë të kënaqur që kanë rastin që të bashkëpunojnë me Universitetin “Ukshin Hoti” në kuadër të Programit. Ai theksoi se Klinika Juridike Penale (Klinika) u jep studentëve mundësi të ndihmojnë avokatët e OAK-së në përfaqësimin pro bono në rastet penale të të pandehurve me gjendje ekonomike të rëndë. Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të përjetojnë zbatimin e mësimeve akademike në praktikë duke punuar në çështjet penale reale gjatë vitit të katërt të fakultetit juridik). Ligjëratat e klinikës mbahen në Fakultetin Juridik të UPZ-së, ndërsa aktivitetet e përfaqësimit të klientëve (këshillimi dhe avokimi) mbahen në zyrat e avokatëve të OAK dhe, sipas nevojës, në gjykatë apo prokurori. Studentët e klinikës takohen një herë në javë për ligjëritë dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth procedurës penale. Ligjëratat mbahen nga ligjërues të ftuar të cilët janë profesionistë ligjorë (prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj. Përveç ligjëratave, studentët punojnë në ekipe për të ndihmuar avokatët që ata të përfaqësojnë klientët në gjykatë dhe në të gjitha fazat përgatitore të çështjeve penale pro-bono. Studentët aktiv në këtë Klinikë, pritet që të ndajnë përvojën e tyre të klinikës me nxënësit e shkollave të mesme përmes aktiviteteve të partnerëve tanë në kuadër të Programit “Kërko Drejtësi”.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas