Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Fakulteti Juridik i UPZ-së dhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në UAMD arritën marrëveshje bashkëpunimi

19 Mars 2017

Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike i Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Prof. Ass. Dr. Arif Riza, Dekan i Fakultetit Juridik në UPZ dhe Prof. Asoc. Dr. Andon Kume, Dekan në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në UAMD.

Dekanët e të dy fakulteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje të rëndësisë së veçantë e cila do të kontribuon në zhvillimin e njësive akademike në dy universitetet.

Marrëveshja u arit për bashkëpunim për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor si dhe eficencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve bachelor e master,organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj..

Delegacioni nga Fakulteti Juridik i UPZ gjatë kësaj vizite në Shqipëri kanë vizituar edhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës ku janë takuar më mësimdhënës të këtij fakulteti.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas