Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Ministrja Hoxha viziton Universitetin “Ukshin Hoti”

22 Mars 2017

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, me ç’rast është pritur nga rektori Ramë Vataj.

Fillimisht ajo ka vendosur lule te shtatorja e Ukshin Hotit, emrin e të cilit e mban Universiteti i Prizrenit. Më pas, ajo është takuar edhe me studentë të Fakultetit Juridik, raporton Ekonomia Online.

Hoxha: Fuqizimi i sundimit të ligjit nuk ka opsion

Fuqizimi i sundimit të ligjit është opsioni i vetëm që ne e kemi. Kështu tha ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha pas vizitën që i bëri Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, me ç’rast u prit nga rektori i këtij universiteti Ramë Vataj dhe më pas mbajti edhe një takim me studentë të Fakultetit Juridik.

“Dua të bart mesazhin se sundimi i ligjit nuk është opsion do të thotë nuk është që a të zgjedhim a të ketë sundim të ligjit apo të mos ketë. Do të thotë është opsioni i vetëm që ne e kemi fuqizimin e sundimit të ligjit dhe isha pozitivisht e befasuar me kalibrin e studentëve, me njohuritë që ata kishin”, ka theksuar Hoxha.

Ajo i përgëzoi profesorët e këtij universiteti pasi që sipas saj kanë bërë punë të mirë në edukimin e brezave dhe gjeneratave të reja.

“Këtu e përgëzoj Universitetin e Prizrenit, profesorët sepse me të vërtetë kishin bërë një punë të mrekullueshme në edukimin e brezave dhe gjeneratave të reja dhe kam shumë shpresa se të gjithë ata studentë që i takova do të jenë gjenerata e gjyqtarëve guximtarë, prokurorëve guximtarë që me të vërtetë ta luftojnë krimin, korrupsionin dhe të gjitha dukuritë tjera negative”, ka pohuar ministrja Hoxha.

Kurse rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj ka theksuar se ka qenë dëshira e ministres që ta vizitojë institucionin e dijes dhe të diskutojë me studentë për çështje që i preokupojnë të gjithë qytetarët e sidomos studentët që janë pjesa më elitare e shoqërisë.

“Pyetjet e studentëve kanë qenë sundimi i ligjit gjë e cila neve na mundon të gjithëve dhe besoj se ministrja e ka parë edhe nivelin e studentëve tonë që janë nivel i krahasueshëm edhe me vendet e regjionit dhe besoj se studentët kanë marrë disa prej praktikave ku njëra prej pyetjeve ishte edhe inkurajimi dhe përvoja e vajzave tona që të arrijnë më lart”, ka thënë ai.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas