Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Debat në UPZ rreth transparencës të organeve të drejtësisë

14 Prill 2017

Lëvizja FOL, si pjesë e programit “Kërko Drejtësi”, ka organizuar të enjten diskutimin me studentë të fakultetit juridik të UPZ për temën “Transparenca e sistemit gjyqësor”. Pjesë e këtij debati që është organizuar në amfiteatrin e fakultetit ekonomik të UPZ “ Ukshin Hoti”, ishin zyrtarë të Gjykatës, Prokurorisë, Odës së Avokatëve në Prizren, ministrisë së Drejtësisë dhe të Universitetit të Prizrenit. Para studentëve, rreth temës i pari ka folur zv/kryetari i Gjykatës Themelore ,Skender Çoçaj, i cili tha se në këtë institucion ka angazhime konkrete që niveli i transparencës të jetë i lartë, duke filluar nga seancat e hapura gjyqësore. Shqipe Kusari, këshilltare juridike në ministrinë e Drejtësisë, tha se ky institucion aktualisht është duke u anagzhuar në hartimin e legjislacionit për fuqizimin e sundimit të Ligjit, përfshirë Ligjin për Gjykatat, theksoi ajo. Mehreme Hoxha, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, tha gjithashtu se ky institucion është transparent me punën e tij karshi opinionit, ndërsa përmendi disa sfida që e përcjellin institucionin e hetuesisë siç janë mungesa e stafit administrativ dhe prokurorëve. Prorektori i UPZ-së, Kadri Kryeziu, tha se hartimi i një rregullore të përbashkët ndërmjet institucioneve përkatëse dhe shoqërisë civile, do të ndikonte dukshëm në përmirësimin e gjendjes aktuale të transparencës së kërkar nga organet e drejtësisë. Studentët parashtruan disa pyetje rreth kësaj teme,që kishin të bënin në përmirësimin e transparancës në këto institucione. Diskutimi ka trajtuar çështje të rëndësishme të transparencës së gjyqësorit duke përfshirë: publikimin e vendimeve të gjykatave, çasja në seancat gjyqësore dhe arsyet e anulimit të tyre, dhe tema të tjera të nevojshme për ngritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësorin e Kosovës.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas