Prof. Kyle Courtney, nga Universiteti i Harvardit mbajti ligjëratë në UPZ
14 Prill 2017
Prof. Dr. Kyle Courtney, nga Universiteti i Harvardit të premten ka mbajtur një ligjëratë me temë “ E drejta e Autorit”, para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Ligjërata e tij nxiti interesimin e studentëve të UPZ-së, sidomos të Fakultetit Juridik, të cilët po ashtu morën pjesë në diskutim.
