UPZ arrin marrëveshje me Procredit Bank për kryerjen e praktikës profesionale nga studentët
20 Prill 2017
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Procredit Bank për zhvillim profesional të studentëve të UPZ-së, përkatësisht kryerjen e praktikës profesionale dhe bashkëpunimi në projekte specifike të interesit të dyanshëm. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar në mes të Rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe z. Ilir Aliu, Kryeshef Ekzekutiv në ProCredit Bank.
