OJQ “Amaro Drom Kosova” i jep mirënjohje Rektori Vataj për mbështetjen e komunitetit romë
20 Prill 2017
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ-së së komunitetit romë “Amaro Drom Kosova”. Me ketë rast përfaqësuesi i kësaj organizate, Latif Bytyqi i ka dhënë një mirënjohje Rektorit Vataj për mbështetjen e këtij komuniteti në këtë universitet, sidomos rreth kuotave për këtë komunitet.
Në takim ishte edhe zv.ministri i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Jollgji Shala, njëherësh kryetar i Partisë Rome të Bashkuar.
