Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Prof. Malika Jouak nga Universiteti i Fes-it dhe Universiteti i Wien-es mbajti ligjëratë në UPZ

26 Prill 2017

Në Universitetin “Ushin Hoti” në Prizren mbajti ligjerate Mag. phil. Malika Jouak nga Universiteti i Fes-it dhe Universiteti i Wien-ës me temë “Shumëgjuhësia dhe politikat gjuhësore në Maroko / Mehrsprachigkeit und Sprachenpolitik in Marokko”. Ajo i informoi studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane rreth politikave gjuhësore, gjuhët e huaja në sistemin e arsimit në Maroko si dhe gjuhët e përdorura në jetën e përditshme. Roli i gjuhës gjermane si gjuhë e dytë e huaj në sistemin e arsimit në Maroko.

Ligjëruesja Mag.phil. Jouak erdhi me ftesën e shefes së Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane Prof. ass. dr. Kimete Canaj, dhe ky është hapi i parë për bashkëpunime të mëtutjeshme në mes të Universitetit të Fesit dhe Universitetit të Prizrenit në këmbimin e stafit akademik dhe studentëve si dhe shkëmbimin e përvojave akademike dhe kulturore.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas