Universiteti “Ukshin Hoti” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kallxo.com
26 Prill 2017
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Kallxo.com. Kallxo.com është produkt i organizatës “Internews Kosova” dhe “BIRN” si platformë online për raportimin e korrupsionit, parregullsive dhe ofrimin e shërbimeve publike. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar të mërkurën Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe drejtori ekzekutiv i platformës Kallxo.com, Faik Ispahiu. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimi një numër i caktuar i studentëve të UPZ-së do të kryejnë praktikën profesionale në Kallxo.com, e cila përvojë do t’u shërbej atyre për zhvillim profesional por edhe kyçje më të lehtë në tregun e punës.
