Në UPZ u mbajt takim informues për parandalimin e migrimit të parregullt
04 Maj 2017
Në kuadër të projektit të Binjakëzimit të BE-së “Forcimi i Institucioneve të Kosovës në Administrimin Efektiv të Migracionit”, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) u mbajt takim informues me studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në kuadër të fushatës për parandalimin e migrimit të parregullt. Në këtë takim informues kanë marr pjesë dy ekspertë të Bashkimit Evropian, zv.ministri i MPB Valdet Hoxha, vendore dhe një përfaqësues nga Qendra gjermane e informacionit për migracion, arsim dhe karrierë DIMAK.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin ish-ambasadori Robert Bosch, i cili diskutoi lidhur me temën, trendët e migrimit në regjionin e Ballkanit dhe politikat migruese të Holandës, pastaj Peter Schreiner, Ekspert i migrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë, i cili foli për trendët e migrimit në regjionin e Ballkanit dhe politikat migruese të Austrisë, Edmond Gashi, Koordinator Kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Profesional dhe Karrierë “DIMAK” foli për mundësit e migrimit legal në Gjermani. Një fjalë rasti e mbajti edhe zv.Ministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha.
