Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

HERAS në UPZ mbajti "Sesion informues mbi partneritetin pragmatik, grantët dhe bursat hulumtuese"

11 Maj 2017

HERAS në UPZ mbajti "Sesion informues mbi partneritetin pragmatik, grantët dhe bursat hulumtuese"

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është mbajtur një takim informues mbi partneritetin pragmatik, grantët dhe bursat hulumtuese.

Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë në UPZ, Dr. Sc. Sadik Idrizi me këtë rast theksoi  bashkëpunimi me HERAS është shumë i rëndësishëm për UPZ-së.

Agim Emurli, udhëheqës i grupit dhe Arbresha Meha, zyrtare e projektit dhe përfaqësuesja e MASHT informuan studentët dhe stafin e UPZ-së për mundësitë e shumta që ofron ky projekt për universitetet në Kosovë.

Në ktë takim informues u potencuan tri nivelet me anë të ndërveprimit të të cilave pritet të arrihet ndikimi, niveli politik, ai universitar dhe i kapaciteteve njerëzore.

Projekti HERAS kontribuon në mirëfunksionimin e arsimit të lartë dhe të hulumtimit në Kosovë, përmes kritereve të European Higher Education Area (EHEA) dhe European Research Area (ERA), duke pasur si objektivë afatgjatë mbështetjen e zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fonde të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas