Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit po ecë në hapa të sigurt

12 Maj 2017

Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin "Ukshin Hoti", të premten, është zhvilluar një takim konstruktiv mes studentëve, menaxhmentit të Universitetit dhe të Fakultetit.
Panel nga stafi i UPZ-së ishin: Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Dr. Sadik Idriz, UD Dekani i FSHJM-së, Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi dhe UD Sekretari i FSHJM-së, z. Nexhmedin Krasniqi.
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Ass. Dr. Isuf Lushi, hapi debatin me studentët e FSHJM-së respektivisht studentët e dy drejtimeve: Agrobiznesit dhe Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, ku i falënderoj për bashkëpunimin e treguar, njëherit i ofroi mbështetjen e tij dhe menaxhmentit të UPZ-së mn në krye Rektorin e UPZ-së Prof. dr. Ramë Vataj për përkrahjen e studentëve të kësaj njësie akademike me qëllimin kryesor në kualitetin dhe zhvillimin e cilësisë akademike. Po ashtu, Dekani i njoftoi studentët me gjendjen ekzistuese në FSHJM, ku theksoi se jemi duke punuar që shumë shpejt të ua mundësojmë praktiken profesionale në tregun e punës. Gjithashtu Dekani i Fakultetit theksoi se interesimi për të studiuar në drejtimet tona është shumë i madh, pasi jemi fakultet që i përshtatemi kërkesave të tregut të punës. Po ashtu, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Dr. Sadik Idriz, njoftoi studentët për punën që është duke u bërë për ngritjen e cilësie, andaj kërkoj nga ta një bashkëpunim sa i përket vlerësimit të personelit akademik. Po ashtu, Prorektori theksoi se jemi të nderuar që njësia akademike FSHJM ka një staf akademik shumë profesional të cilët ndikojnë drejtë për drejtë në cilësi akademike. Fjalën e morën po ashtu edhe disa studentë të cilët falënderuan menaxhmentin për bashkëpunimin, njëherit shprehen brengat e tyre sa i përket kushteve më të mira në praktiken profesionale pasi drejtimet e FSHJM-së janë specifike dhe lidhen shumë punën në praktik.
Në fund, UD Dekani i FSHJM-së, Prof. ass. Dr. Isuf Lushi theksoi se fokus i ynë është që të kemi projekte të përbashkëta me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe më gjerë. Po ashtu ai i përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për kontributin e dhënë dhe pjesëmarrjen në këtë takim.

Image may contain: 23 people, people smiling Image may contain: 2 people, people sitting, suit, table and indoor Image may contain: 8 people, people sitting Image may contain: 6 people, people sitting and indoor +2
<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas