Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti një delegacion nga Universiteti Drake nga Shteti i Iowa-s në SHBA

29 Qershor 2017

Rektori Vataj priti një delegacion nga Universiteti Drake nga Shteti i Iowa-s në SHBA

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj të enjten ka pritur në vizitë një delegacion nga Shteti i Iowa-s në SHBA, përkatësisht nga Universiteti Drake, znj.Janet McMahill- Dekan e Universitetit, z.Matthew Hayden, znj.Annique Kiel si dhe Presidenti i DMACC z.Rob Denson.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët për të arriturat dhe sfidat e universitetit. Ai theksoi se UPZ ka një bazë të mirë pasi që Prizreni ka traditë të gjatë në arsimin e lartë dhe kësisoj për një kohë relativisht të shkurtër është bërë mjaftë atraktivë për studentë duke arritur në 15 mijë numri i të regjistruarve që nga viti 2010 kur ka nisë punën. Rektori Vataj po ashtu vëri në spikamë faktin që në UPZ përpos në gjuhën shqipe mësimi zhvillohet edhe në gjuhën turke dhe boshnjakë në disa drejtime. Ai po ashtu vëri në pah se në kuadër të Fakultetit të Filologjisë është edhe departamenti i Gjuhës Angleze dhe Departamenti i Gjuhës Gjermane. Rektori Vataj bërë të ditur se UPZ ka bashkëpunim me shumë universitete nga Turqia, Evropa edhe Amerika dhe se është i rëndësishëm dhe i mirëseardhur bashkëpunimi me Universitetin e Ioëas. Ndërkaq, Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu shef i departamentit të Gjuhës Angleze prezantoi të arriturat dhe sfidat e këtij departamenti. Kurse shefja e departamentit të Gjermane Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, theksoi se është e mirëpritur ndarja e përvojave mes dy universiteteve dhe mbështetja e UPZ-së në prekatitjen e stafit në aspektin e metodologjisë së mësimdhënies, etj.

Përfaqësuesit e Universiteti Drake, znj.Janet McMahill- Dekane e Universitetit, z.Mattheë Hayden, znj.Annique Kiel si dhe Presidenti i DMACC z.Rob Denson, falënderuan Rektorin Vataj për mikpritjen dhe u fascinuan me zhvillimin dhe diversitetin që karakterizon këtë universitetit duke u shprehur të hapur për mundësinë e konkretizimit të bashkëpunimit në suaza të mundësive në të ardhmen.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas