Urimi i Rektorit Vataj për Kurban Bajram!
31 Gusht 2017
Urimi i Rektorit Vataj për Kurban Bajram!
Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ua uron festën e Kurban Bajramit studentëve, mësimdhënësve, stafit të administratës të Universitetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë Islame. Në këtë ditë të veçantë t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit me urimet për shëndet, paqe e begati. Urojmë që kjo festë të kalojë në harmoni të plotë dhe me bereqet në familjet tona.
Me Fat Kurban Bajramin!
Prof. Dr. Ramë Vatajn – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” - Prizren
