Në UPZ u mbajt provimi pranues, konkursi plotësues, për regjistrimin e stufdentëve të rinjë në vitin akadmik 2017/2018
20 Shtator 2017
Në UPZ u mbajt provimi pranues, konkursi plotësues, për regjistrimin e stufdentëve të rinjë në vitin akadmik 2017/2018
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën është mbajtur provimi pranues në konkursin plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2017/2018. Me këtë rast prorektori Prof. Dr. Kadri Kryeziu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët bëri monitorimin e mbarëvajtjes së procesit të provimit pranues. Prorektori Kryeziu kandidatëve u uroi suksese në regjistrim duke i siguruar se më të mirët do të pranohen në bazë të meritës.
