Reagim ndaj personave të papërgjegjshëm që po abuzojnë me emrin e UPZ-së me profile të rrejshme në facebook
29 Shtator 2017
Reagim ndaj personave të papërgjegjshëm që po abuzojnë me emrin e UPZ-së me profile të rrejshme në facebook
Në rrjetet sociale, posaçërisht në Facebook persona të papërgjegjshëm kanë hapur një llogari në emër të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe po bëjnë postime në emër të UPZ në mënyrë abuzive. Menaxhmenti i Universitetit informon opinionin se një gjë e tillë është bërë pa dijenin dhe pëlqimin UPZ-së dhe se janë duke u ndërmarr masat e nevojshme për mbylljen e kësaj faqeje dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që po abuzojnë në emër të UPZ. Menaxhmenti ju bënë me dije të gjithë atyre që po keqpërdorin emrin e UPZ-së për qëllimet e tyre çfarëdo qofshin ato, se do të ndiqen edhe penalisht nga organet përgjegjëse.
Me nderime,
Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” - Prizren
