Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren filloi viti akademik 2017/2018

02 Tetor 2017

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka nisur viti akademik 2017/2018. Me këtë rast është organizuar një ceremoni për pritjen e studentëve të rinj ku kanë marr pjesë edhe Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti “ në Prizren, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu Prorektor, Prof. Ass. Dr. Arif Rizaj Dekan i Fakultetit Juridik dhe profesorët e rregullt këtij fakulteti, ku është mbajtur kjo ceremoni këtë vit. Në emër të menaxhmentit të UPZ-së Rektori Vataj u uroi fillimin e vitit akademik të gjithë studentëve, profesorëve dhe stafit të administratës. “Në këtë vit akademik uroj që të ketë përkushtim maksimal nga të gjithë në mënyrë që të arrihet suksesi i dëshiruar. Në koordinim me njësitë akademike janë bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme që mësimi të filloj për së mbari. Sivjet i presim studentët me kushte më të mira andaj kërkojmë nga ana e juaj që të përkushtoheni në mësime dhe të korrin rezultate maksimale që të jemi krenar të gjithë me arritjet e juaja.”, theksoi Rektori Vataj me këtë rast. Një fjalë rasti e mbajti edhe Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor, i cili pa ashtu u uroi suksese studentëve të rinj dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre për arritjen e objektivave. Po ashtu edhe Dekani i Fakultetit Juridik. Prof. Ass. Dr. Arif Riza, në fjalën e tij uroi për suksese duke u zotuar se do të ketë angazhim nga ana e tyre për krijimin e kushteve sa më të mira.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas