Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chaber

08 Nëntor 2017

Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ishte për vizitë Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert me bashkëpunëtor. Fillimisht ai u takua me Rektorin e UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe stafin tjetër menaxhues. Rektori Vataj e njoftoi ambasadorin me gjendjen aktuale në UPZ, ku theksoi të arriturat që janë bërë dhe planet për të ardhmen. Rektori Vataj duke qenë një kuadër që ka kryer doktoraturën në Francë foli për mikpritjen dhe përkrahjen e shtetit Francez.  Ambasadori Chabert  e falënderoi Rektorin Vataj për pritjen e ngrohtë. Në ndërkohë ambasadori Chabert ka mbajtur një ligjëratë rreth Kontributit të Francës në hapjen ndërkombëtare të Kosovës. Në ligjëratën e tij ambasadori theksoi se Franca ka qenë e rreshtuar në krah të zgjidhjes së çështjes së Kosovës që nga vitet e ’90-ta, ka mbështetur intervenimin e NATO-së për ndaljen e agresionit serb mbi shqiptarët e Kosovës, ka investuar në rindërtimin e vendit pas luftës, ka qenë pro shpalljes së pavarësisë dhe është vendi i dytë që e ka njohur shtetin e Kosovës dhe se e mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Në pjesën  fundit të kësaj ligjëratë studentët e UPZ-së janë njoftuar për mundësitë e studimit në universitet franceze.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas