Profesoresha Mohja Kahf, nga Universiteti i Arkansas i SHBA-së, mbanë ligjëratë në UPZ
22 Nëntor 2017
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka mbajtur ligjëratë, profesoresha Mohja Kahf, nga Universiteti i Arkansas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ligjërata është mbajtur me studentët në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze me temën: Feminizmi në Letërsi. Profesoresha Kahf është mësimdhënëse e rregullt në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë angleze dhe në Qendrën e studimeve të Lindjes së Mesme të Universitetit të Arkansasist.
