Rektori Vataj po merr pjesë në Forumin për sigurimin e cilësisë në Riga të Latvisë
24 Nëntor 2017
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prof. Dr. Rame Vataj dhe koordinatori për cilësi PhD. Cand. Jasmin Jusufi janë duke marrë pjesë në Forumin për sigurimin e cilësisë i cili ketë vit mbahet në Riga të Latvisë. Në forum po diskutohen trendët në arsimin e lartë, përfshirë procesin e mësimdhënies, organizimit të universitetit, kërkimet shkencore, vlerësimi i përformances, etj.. Në konferencë marrin pjesë vendet nga e gjithë bota, përfshirë institucionet: EUA, ESU, ENQA, EURQSHE. Gjithashtu nga Kosova po marrin pjesë edhe Rektori i Universitetit të Ferizajt Prof. Dr. Agron Bajraktari, përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës dhe Agjencisë të Akreditimit të Kosovës.
