Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mbajti fushatë informuese në UPZ
07 Dhjetor 2017
Ramadan Gashi, drejtor ekzekutiv nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) me bashkëpunëtorë të enjten kanë mbajtur një sesion informues me studentët dhe stafin e UPZ-së në lidhje me misionin e kësaj agjencie. Paraprakisht Gashi është takuar me Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj dhe prorektorin Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu. Këshilli për Ndihmë Juridike Falas është organ i pavarur i cili i raporton Kuvendit. Ky këshill u ofron ndihmë juridike falas në fushën penale, civile, administrative e të kundërvajtjes të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët nuk qëndrojnë mirë financiarisht.
