Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Ekspertët e forenzikës të policisë demostrojnë para studentëve të UPZ egzaminimin e vendit të krimit

20 Dhjetor 2017

Para studentëve dhe profesorëve të UPz në amfiteatër të madh të Fakultetit Juridik është bërë prezantimi i njohurive dhe shkathtësive të eksperteve të Forenzikës që veprojnë në kuadër të Policisë së Kosovës respektivisht Drejtorisë Regjionale të Prizrenit. Ekspertet kanë prezantuar në praktikë aplikimin e metodës së Daktiloskopisë, në zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale, kryesit të veprës penale, fajësinë e kryesit etj, me qëllim të parandalimit, luftimit dhe ndëshkimit të veprave penale - krimit.

Vlen të theksohet se ky aktivitet organizohet me kërkesë dhe iniciativë të profesorit të UPz-së, Prof.Ass.Dr Armend Podvorica ( Profesor i Kriminalistikës; Kriminologjisë dhe Profesor i Procedurës Penale në Fakultetin Juridik ) që ka gjetur mbështetje tek udhëheqësia e fakultetit dhe e menaxhmentit të UPZ-së. Me qëllim rritjen e bashkëpunimit institucional respektivisht në mes të Fakultetit Juridik të Universitetit " Ukshin Hoti " me Policinë e Kosovës respektivisht me Drejtorin Regjionale të Prizrenit me qëllim të aftësimit, përgatitjes dhe pajisjes me njohuri praktike për ushtrimin e pavarur të profesionit të Hetuesit, Prokurorit, Gjyqtarit dhe të Avokatit. Prezent ishte edhe Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit Nexhmedin Krasniq i cili e mbajti një fjalë rasti.

Vlen të theksohet se aplikimi për këtë aktivitet është si rezultat i krijimit të hapësirave të pavarura për të vepruar në ngritjen e profesionalizmit në mësimdhënie dhe mësim nxënie nga Rektori Prof.Dr. Ramë Vataj.

Prof.Ass.Dr Armend Podvorica, e falënderoj Prorektorin Prof.Ass.Dr. Kadri Kryeziu dhe Dekanin i cili në momentet e para e ka përkrahë këtë ide duke me frymëzuar që këtë ide ta realizojna dhe në as një moment nuk është kursye për këtë qëllim.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas