Në Universitetin "Ukshin Hoti" u shfaq një program nga studentët e Fakultetit të Filologjisë
12 Janar 2018
Në Universitetin "Ukshin Hoti" u shfaq një program nga studentët e Fakultetit të Filologjisë, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe me rite tradicionale shqiptare (rite të natës së vajzave), që është shkëputje nga lënda Letërsi popullore dhe lënda Folklor dhe etnologji.
Ky spektakël mitiko ritual u paraqit si përpjekje për të vënë në pah rolin e gruas në traditë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar konceptin social maskilin ndaj gruas. Profesoresha Vjollca Dibra e cila ishte regjisore e shfaqjes tha se këtë fenomen duhet trajtuar si defekt të shoqërisë që nuk mund të themi se është plagë individuale e gruas por e tërë shoqërisë duke u përpjekur vazhdimisht për të reflektuar drejt një familje moderne.
