Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

UPZ arrin marrëveshje për punësim sezonal të studentëve të UPZ-së në kompanitë turke

24 Janar 2018

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë turke “AYT CAREER” dhe agjencinë “Alba Berisha Consulting” në Prishtinë për realizimin e punës profesionale praktike për studentët e UPZ-së në formë të punësimit sezonal në Turqi. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, Hakan Bahadir Sert nga kompania turke dhe Albana Berisha nga kompania kosovare. Me këtë rast është bëri prezantimi i mundësive për punë, ku kanë marrë pjesë Kryetari i Parlamentit Studentor Arianit Berisha dhe vartësit e tij studentë në Parlamentin Studentor dhe në njësitë akademike. Rektori Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për studentët e UPZ-së që të punojnë në punë sezonale. Ditëve në vijim do të publikohet konkursi për aplikim ku do të mësohen detaje e aplikimit.

Ramadan Baraliu

Zëdhënës i UPZ-së

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas