Rektori Vataj po merr pjesë në konferencën për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Gjenevë
16 Shkurt 2018
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, po merr pjesë në takimin rajonal konsultativ për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë me temë ” Roli i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë: Sfidat, Zhvillimet dhe Trendet” që po zhvillon punimet në Gjenevë të Zvicrës. Takimi organizohet nga UNESCO dhe Agjencia për Akreditim e Zvicrës. Në këtë konferencë janë të pranishëm edhe përfaqësues universiteteve tjera kosovare, nga rajoni dhe bota. Rektori Vataj po shoqërohet nga koordinatori për sigurimin e cilësisë, Jasmin Jusufi.
Rektori Vataj theksoi se kjo konferencë është mjaft e rëndësishme ku mund të merren përvojat më të mira për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
