Urimi i Rektorit Vataj për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit
07 Mars 2018
Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron të gjithë mësimdhënësit e UPZ-së dhe të gjithë niveleve të arsimit në Kosovë dhe më gjerë për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë me mirënjohje mësuesit dhe pedagogët që me sakrificë në kohëra të vështira u përpoqën të na edukojnë me ndershmëri dhe përkushtim.
Ditë më parë organizuam me një ceremoni madhështore përvjetorin e SHLP-së, nga e cila vatër e arsimit të lartë për më shumë se gjysmë shekulli kanë dalë mijëra mësues të cilët kanë edukuar dhjetëra gjenerata.
UPZ vazhdon traditën e kualifikimit të mësimdhënësve të rajonit të Prizrenit dhe me gjerë, përderisa si universitet është zgjeruar duke ofruar kuadro të përgatitur edhe për fushat e tjera.
Urime 7 Marsin - Ditën e Mësuesit!
Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” – Prizren
