Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj dhe Kryesuesi Muhadri pritën në takim studentët protestues për çështjen e bursave

06 Mars 2018

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Dr. Bedri Muhadri dhe anëtarë të tjerë të menaxhmentit, të martën, kanë pritur në takim studentët protestues për çështjen e bursave, të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Arianit Berisha. Rektori Vataj dhe Kryesuesi Muhadri i njoftuan studentët se ende universiteti nuk ka alokuar mjetet bursistëve për vitin akademik 2015/2016, për arsye të mungesës së fondeve të mjaftueshme në buxhetin e Universitetit.  Për atë vit akademik në UPZ e kanë fituar të drejtën e bursës 148 studentë, kurse në buxhetin e Universitetit, në kategorinë e subvencioneve aktualisht janë vetëm 30 mijë euro. Planifikimin e ka bërë MASHT, pasi që ende nuk jemi pavarësuar në aspektin buxhetor. Kjo shumë nuk mjafton. Rektori Vataj me këtë rast potencoi se dëshira e  menaxhmentit dhe organeve drejtuese është që për të gjithë studentët përfitues të bursës  të ketë një shumë dinjitoze, jo simbolike. Jemi në pritje të vendimit nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë që të na lejojnë që të shfrytëzohen fonde nga kategori të tjera ekonomike apo të na sigurojnë mjetet e nevojshme. “Me ndihmën e MASHT, besojmë se mund të bëjmë zgjidhje për studentët bursistë.   Jemi të vetëdijshëm për vonesat, mirëpo  kërkojmë mirëkuptim nga bursistët sepse qëllimi është që të përfitojnë një bursë të dinjitetshme.”, theksoi Rektori Vataj. Edhe kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Dr. Bedri Muhadri theksoi se do të bëjnë ç’është e mundur që në afat sa më të shpejtë të zgjidhim problemin e bursave për studentët e UPZ-së.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas