Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” do të kontribuon në bërjen e Parkut Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren

07 Mars 2018

 

Universiteti “Ukshin Hoti” do të kontribuon në bërjen e Parkut Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren

Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka publikuar Studimin e Fizibilitetit për përdorimin e ardhshëm të kampit të KFOR-it në Prizren, duke propozuar krijimin e një Parku Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimeve. Në këtë koncept dokument është paraparë përfshirja edhe e Universitetit “Ukshin Hoti” me disa programe të rëndësishme. Kjo hapësirë me infrastrukturën përkatëse do të shërben për zgjerimin e UPZ-së dhe njëkohësisht në realizimin e këtij vizioni për zhvillimin e Komunës së Prizrenit dhe shtetit të Kosovës. Universiteti, duke u bazuar në kapacitetet ekzistuese, do të jep kontribut në 5 prioritet kryesore që janë theksuar.

Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren, falënderon përfaqësuesit e GIZ dhe të kontingjentit të KFOR-it gjerman në Prizren për përfshirjen e Universitetit “Ukshin Hoti” në këtë Studim të Fizibilitetit dhe shprehë gatishmërinë dhe përkushtimin për të kontribuar në realizimin e këtij koncepti duke ofruar bashkëpunim të plotë palëve të përfshira në këtë projekt shumë të rëndësishëm për shtetin tonë. Ne si Universitet mund të bëjmë menjëherë hapin e parë duke realizuar atë që është paraparë në këtë dokument. Aty ceket se mund të merren parasysh kurset e studimit: shkencat e jetës, bujqësia, inxhinieri ushqimore, shkencat natyrore, TIK, inxhinieri, prodhimi, ndërtimi, ndoshta edhe krijimi i filmave. “Duke pasur parasysh kurset e mësipërme të studimit, një adresë e mirë mund të jetë Universiteti Publik i Prizrenit "Ukshin Hoti", i cili ofron programe përkatëse Bachelor në fakultetet përkatëse: i) Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në fushat e studimit të Agrobizneseve, Pyjeve dhe Shkencave të Mjedisit dhe ii) Fakultetin e Shkencave Kompjuterike që ofron Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikacionin si dhe Dizajnin e Softuerit. “, theksohet në këtë studim ndër të tjera.

Kampi i KFOR-it është parë gjithnjë si mundësi e mirë për zgjerimin e UPZ-së ndërsa propozimi i tanishëm nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, që të përfshihet në Parkun Gjermano-Kosovar të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, është një kombinim i përsosur. Duhet cekur se shteti Gjerman ka kontribuar shumë në themelimin dhe zhvillimin e deritanishëm të UPZ-së, ndërsa ky do të jetë një kontribut i madh për zhvillimin e këtij Universiteti në të ardhmen.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas