Universiteti “Ukshin Hoti”- Prizren pjesë e projektit ‘Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim’, financuar nga Bashkimit Evropian
08 Mars 2018
Universiteti “Ukshin Hoti”- Prizren është pjesë e projektit ‘ Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim’ financuar nga programi Erasmus + i Bashkimit Evropian. Takimi fillestar u mbajt nga International Business College Mitrovica- IBCM në Kampusin Riverside në Mitrovicë, ku janë partnerë Shkolla e Menaxhimit Graiciunas (Lituani), Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (Bullgari), Universiteti i Lubjanës (Sllovenia) dhe Kolegji Rajonal i North West (UK), Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Kolegji i Ekonomisë Pejë-Leposaviq, Dhoma e Tregtisë në Kosovë.
Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve partnere kanë shprehur entuziazmin dhe angazhimin e tyre drejt përfundimit me sukses të këtij projekti. Ky projekt do të arrijë deri në 20,000 persona të angazhuar në arsimin e lartë dhe ekonominë në Kosovë dhe jashtë saj (përmes shpërndarjes së tij profesionale). Për më tepër, projekti përfshin rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit brenda IBCM dhe partneritetit me Institucionet e Arsimit të Lartë ndërsa gjithashtu punon drejtpërdrejt me sektorin privat për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë. Rezultatet shtesë përfshijnë modernizimin dhe inovacionin e programeve ekzistuese arsimore, duke përditësuar dhe duke krijuar kurse të reja ku do të identifikohen mospërputhjet e aftësive.
Aktivitetet do të pasohen me seminarin (15 dhe 16 shkurt) për menaxhimin e projektit të udhëhequr nga Universiteti i Lubjanës dhe Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore pas të cilit aktivitetet e planifikuara do të fillojnë të zbatohen.
Ky projekt paraqet shumë mundësi për të gjithë stafin e studentët e institucioneve partnere, dhe më shumë.
