Në UPZ u mbajt punëtori organizuar nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe OeAD
09 Mars 2018
Në Universitetin “Ukshin Hoti”-Prizren, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane u organizua një punëtori “Das elastische Ich – Unë elastik/e“ e udhëhequr nga Mag. Petra Sterry. Punëtoria u mbështet nga Ambasada Austriake dhe OeAD,e cila u organizua në bashkëpunim me lektoren austriake Mag. Martina Drescher si dhe shefen e Departamentit të Gjuhës Gjermane Prof. Dr. Kimete Canaj dhe Prof. Dr. Izer Maksuti.
Në punëtori u prezantuan metoda të reja të mësimdhënies, si dhe përdorimi i materialit artistik në mësimin e gjuhëve të huaja si dhe përdorimi i materialeve tjera vizuale, të cilat janë atraktive dhe inovative në procesin e mësimdhënies.
Moto e kësaj punëtorie, sipas Mag Sterry: “Jeta është elastike: na ngritë lart, na lë të ëndërrojmë, na hedh pas dhe na bën të qeshim. Përvoja personale është e veҫantë dhe e paharruar”.
Kjo ishte punëtoria e parë e artistes austriake në Universitetin „Ukshin Hoti” Prizren, e cila i ka marrë 15 çmime të ndryshme për punën e saj artistike, dhe ky do të jetë fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë në organizimin e punëtorive të tilla kreative në metodologjinë e mësimdhënies.
