Rektori Vataj mori pjesë në Konferencën, ku është prezantuar i Raportit të Vlerësimit për Zbatimin e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë 2017
12 Mars 2018
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj sot mori pjesë në Konferencën, ku është prezantuar i Raportit të Vlerësimit për Zbatimin e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë 2017, raport ky i përgatitur nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me organizata tjera të shoqërisë civile, anëtare të Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ky raport i vlerësimit identifikon sfidat kryesore në realizimin e reformave të domosdoshme që do të siguronin një sistem arsimor cilësorë në Kosovë. Të gjeturat do të ju shërbejnë për politikë-bërësit, institucionet arsimore, komunitetin e biznesit si dhe organizatat e shoqërisë civile.
http://keen-ks.net/site/assets/files/1345/raporti_i_vleresimit_psak_alb-2.pdf
