Në Universitetin “Ukshin Hoti” të mërkurën është mbajtur takimi i Komisionit për hartimin e Strategjisë 2018-2022
28 Mars 2018
Në kuadër të punëve për finalizimin e Strategjisë së Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren 2018-2022, të mërkurën është mbajtur takimi i grupit të gjerë punues. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të çdo niveli vendimmarrës të Universitetit, përfshirë Rektorin, prorektorët, kryesuesi i Komisionit, kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, Sekretari i përgjithshëm, zyrtarë përkatës të administratës dhe kryetari i Parlamentit Studentor. Në takim u formua një grup më i ngushtë punues. Strategjia është në fazën finale. Ky dokument hapë shtigje të reja për avancimin e punës akademike në çdo nivel dhe aspekt në kuadër të UPZ-së. Ndër të tjera, aty përfshihen programe të reja dhe për nivele të reja të studimit duke përfshirë edhe nivelin Master dhe të Doktoraturës.
