Në UPZ u promovua Fjalori enciklopedik shpjegues anglisht-italisht-shqip nga lëmi i ekonomisë i autorit nga Shqipëria, Prof. Ilir Hoti
29 Mars 2018
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është bërë promovimi i Fjalorit enciklopedik shpjegues anglisht-italisht-shqip nga lëmi i ekonomisë i autorit nga Shqipëria, Prof. Ilir Hoti. Në promovimin e librit kanë marrë pjesë, ish-gruaja e profesori të ndjerë Dhurata Hoti, profesoresha Brunilda Liçaj e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Halil Kukaj dhe Prof. Dr. Artan Nimani, profesor në këtë fakultet dhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ-së. Puna autorit të ndjerë, Prof. Ilir Hoti në këtë fjalor u vlerësua lartë nga folësit në këtë promovim.
Me këtë rast, profesoresha e Uni-Durrës, Brunilda Liçaj dhe zonja Dhurata Hoti kanë dhuruar një fond të caktuar të librave për UPZ-në.
