Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

UPZ arrin marrëveshje për bashkëpunim me Agjencionin Pyjor të Kosovës

29 Mars 2018

Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka arritur marrëveshje për bashkëpunim me Agjencionin Pyjor të Kosovës. Marrëveshjen e kanë nënshkruar Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Shefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu. Përfitues të kësaj marrëveshje janë studentët Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të UPZ-së, të cilët do të kenë mundësi të kryejnë praktikën në kuadër të studimeve të tyre.

Rektori Vataj me këtë rast theksoi rëndësinë e punës praktike për studentët, pasi që puna praktike i bën studentët e FSHJM të UPZ-së më të aftë dhe më konkurrentë në tregun e punës. Ky fakultet me kuadrot që do të nxjerrë në drejtimet përkatëse, Rektori Vataj pohoi se do të plotëson boshllëkun që ka ekzistuar deri më tani në tregun e punës.

Ndërkaq, shefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu theksoi se institucioni që ai drejton është i hapur për studentët e UPZ-së. Ai e vlerësoi një hapë shumë të rëndësishëm vendimin për themelimin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në çdo aspekt në arritjen e synimeve në interes të përgjithshëm dhe zhvillim të gjithfarshëm.

Misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të UPZ-së, është ofrimi i niveleve të edukimit universitar dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë  konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit. Në kuadër të orientimit të vetë drejt studimit të burimeve natyrore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, fakulteti është njëri ndër institutet për të cilin ka nevojë çdo shtet me qëllim të formimit dhe mbajtjes së identitetit të tij. Mbrojtja e relievit dhe natyrës, mbrojtja e trashëgimisë natyrore, shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe miqësor i burimeve natyrore, prodhimi dhe procedimi i ushqimit cilësor, së bashku me teknologjinë moderne paraqesin një sfidë globale e cila mund të adresohet pozitivisht duke zbatuar hulumtimet gjithnjë më të avancuara.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas