Urimi i Rektorit Vataj për Festën e Pashkëve
31 Mars 2018
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, uroj të gjithë besimtarët të krishterë me rastin e festës së Pashkëve. Në këtë ditë, që simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen dhe pajtimit të njeriut me Perëndinë, lutemi që të kaloni me gëzime, harmoni, paqe, tolerancë e humanizëm. Gjithashtu në këtë ditë duhet të kujtohet sakrifica që u bë për të larë mëkatin dhe se duhet të reflektohet me mirënjohje dhe besim.
Urime për shumë mot Pashkët!
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
