Nexhmedin Krasniqi zgjedhet Senator nga ana e Administratës së UPZ-së
16 Prill 2018
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën janë mbajtur zgjedhjet për anëtar të Senatit nga ana e Administratës. Me shumicë apsolute të votove të të gjithë anëtarëve të administratës, Nexhmedin Krasniqi është zgjedhur Senator në Senatin e UPZ-së. Kundër kandidat ishte z. Përparim Avdullahu, i cili nuk arriti të merr votat e mjaftueshme. Edhe kandidatët kishin vëzhguesit e tyre në këtë proces. Z. Tauland Thaçi ishte vëzhgues i kandidatit z. Nexhmendin Krasniqi, ndërsa z. Safet Krasniqi ishte vëzhgues i kandidatit z. Perparim Avdullahu. KQZ-ja konfirmoi se procesi ka qenë i rregullt.
