Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në takim Ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

24 Prill 2018

Ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler, të martën ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku është pritur nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj dhe shefja e Degës së Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Filologjisë, Prof. Dr. Kimete Canaj.

Rektori Vataj shprehi nderin dhe kënaqësinë që pret në takim ambasadorin e një shteti që ka mbështet Kosovën në shumë procese të rëndësishme dhe ka dhënë mbështetje të madhe për themelimin dhe zhvillimin UPZ-së. Ai falënderoi ambasadorin për sjelljen e profesorëve dhe për dhurimin e një fondi të konsiderueshëm të librave, duke shprehë zotimin se së shpejti në UPZ do të formohet këndi austriak.

Ambasadori Pfandler theksoi se bashkëpunimi mes UPZ-së dhe Ambasadës së Austrisë në Prishtinë ka dhënë frytet e veta duke theksuar mbështetjen e UPZ-së përmes donacioneve të ndryshme, si me kuadro përmes OEAD, dhurimin e një fondi të konsiderueshëm të librave, etj.. ”Donacionet e tilla kërkojnë partner serioz dhe realizmi i tyre nuk do të ishte i mundur pa një menaxhment të këtij niveli që e ka UPZ me kuadrin përkatës”, theksoi Ambasadori i Austrisë. Ai shtoi se lektorja austriake në UPZ, Martina Dreshter ka marrë një iniciativë për grumbullimin e librave për UPZ-në, duke sjellë mbi 2 mijë tituj.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas