Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

U konstituua përbërja e re e Senatit dhe u zgjedhën dekanët e rinj të njësive akademike të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

26 Prill 2018

 

Përbërja e re e Senatit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka mbajtur mbledhjen e parë inaugurues. Në këtë mbledhje është zgjedhur Kryesues i përkohshëm i Senatit, për mbledhjen inauguruese, Prof. Ass. Drita Krasniqi, ndërsa kryesues i përkohshëm deri në zgjedhjen e Rektorit, Prof. Ass. Dr.  Muharrem Faiku. Në mbledhja kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit Zgjedhor, të caktuar nga Këshilli Drejtues për organizimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme në Universitet.

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, i uroi senatorët e rinj për fitimin e mandateve nga njësitë akademike, nga administrata dhe nga Parlamenti i Studentëve. Ajo theksoi se është nderë të qenit përfaqësues në këtë organ, pasi që Senati është organi më i lartë për çështje akademike në Universitet. Gjithashtu edhe kryesuesi i përkohshëm i Senatit i uroi për mandatet senatorët e rinj.

Në këtë mbledhje është votuar për zgjedhjen e dekanëve të njësive akademike. Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj është zgjedhur dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi është zgjedhur dekan i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu dekan i Fakultetit Juridik dhe Prof. Asoc. Dr. Shkelqim Millaku, dekan i Fakultetit të Filologjisë.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas