Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
15 Maj 2018
Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam ua uron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, me dëshirat më të mira për një agjërim të lehtë me vullnet dhe besim.
Muaji i madhërishëm i Ramazanit pasqyron bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror dhe urojmë që të përcillet me tolerancë dhe solidaritet.
Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi!
Sinqerisht,
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
