Prof. Ass. Dr. Edmond Berisha, profesor në Montclair State University në SHBA, mbajti ligjëratë në UPZ
24 Maj 2018
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka mbajtur ligjëratë publike Prof. Ass. Dr. Edmond Berisha, profesor në Montclair State University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tema e ligjerates ishte: Pabarazitë në shpërndarjen e të ardhurave, tregjet financiare dhe huamarrje. Dr. Berisha, ka kryer studimet e doktoraturës në Departamentin e Ekonomisë në Ëest Virginia University në SHBA. Interesi i tij kërkimor përfshin makroekonominë, politikën monetare dhe shpërndarjen e të ardhurave. Dr. Berisha ka botuar disa punime bazuar në hulumtimet e tij në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet variablave kryesore makroekonomike dhe shpërndarjes së të ardhurave në SHBA. Para se të bashkohej me Montclair State, ai punoi si Asistent Profesor i Ekonomisë në Fairmont State University, Virginia Perëndimore, ku dha mësim në disa kurse të ekonomisë dhe financave.
