Erasmus+ fushatë informuese për Arsim Cilësor
29 Maj 2018
Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-se në Kosovë, kanë organizuar një sesion informues në Universitetin e Prizrenit, ku në kuadër të fushatës informuese për Arsim Cilësor, Zyra e BE-së në bashkëpunim me zyrën Erasmus+ dhe universitetet Publike në Kosovë, në këtë rast me Universitetin e Prizrenit kanë mbajtur një debat informues me stafin dhe studentë për të diskutuar së bashku rolin dhe rëndësinë e programeve të BE-së, sic është programi Erasmus+. Gjatë këtijë sesioni ishin prezent: z. Libor Chlad nga zyra e BE-së në Prishtinë dhe znj. Blerinë Zjaqa nga zyra Erasmus+ në Kosovë, të cilët prezantuan në pika të shkurta mundësitë e programit, kriteret dhe rolin e programeve të BE-së për Kosovën.
Njëherit u mbajt një takim informues me Dekanin e fakultetit Juridik, prof. Dr. Arif Riza ku ndër të tjera u diskutua për nevojat e këtij universiteti, marrëveshjet aktuale që ka ky Universitet si dhe sfidat me të cilat përballet Universiteti i Prizrenit.
Dekanati i Fakultetit Juridik
