Rektori Vataj priti në takim studentët e juridikut pjesëmarrës në garat kombëtare të organizuara nga NCSC
12 Qershor 2018
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, Prorektori Prof. Dr. Kadri Kryeziu dhe Dekani i Juridikut, Prof. Dr. Arif Rizaj pritën në takim grupin e studentëve të Fakultetit Juridik, të shoqëruar nga asistenti i këtij fakulteti, Dardan Voniqi, që kanë marr pjesë garat kombëtare të organizuara nga NCSC.
Studentët e UPZ-së në këto gara kanë zënë vendin e dytë. Rektori Vataj i uroi studentët për suksesin e treguar në këto gara dhe i njoftoi se do tu ndajë mirënjohje.
