Universiteti “Ukshin Hoti” konkretizon bashkëpunimin me Sivas Cumhuriyet Üniversitesi në Turqi
09 Korrik 2018
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Sivas Cumhuriyet Üniversitesi në Turqi, të hënën kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në kuadër të programit ERASMUS+, për shkëmbimin e stafit akademik, administrative dhe të studentëve në mes të dy universiteteve. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Prof. Dr. Alim Yildiz, Rektor, Sivas Cumhuriyet Üniversitesi në Turqi, ndersa në takim ishte edhe Taha Tuna Kaya Erasmus+ Institutional Vice Coorinator, Sivas Cumhuriyet Üniversitesi.
Kjo marrëveshje e fuqizon dhe konkretizon marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar në mes të dy universiteteve një vit më herët.
