Në UPZ u promovua libri “Distribution atlas of vascular plants in Albania” i botanistit nga Butapesti, Prof. dr. Zoltán Barina
17 Tetor 2018
Në UPZ u promovua libri “Distribution atlas of vascular plants in Albania” i botanistit nga Butapesti, Prof. dr. Zoltán Barina
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, të mërkurën është bërë promovimi i librit “Distribution atlas of vascular plants in Albania” botuar nga botanisti nga Butapesti, Prof. dr. Zoltán Barina.
Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, me këtë rast ka mbajtur një fjalë rasti. Rektori Vataj tha se ka nderin dhe kënaqësinë që në emër të UPZ-së dhe stafit të shpreh mirëseardhje autorit të librit shumë të rëndësishëm për fushën përkatëse.
Ndërkaq, autori i librit Prof. dr. Zoltán Barina, po ashtu shprehi nderin dhe kënaqësinë që ju ka dhënë mundësia që të promovojë punën e tij në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ.
