Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Kryesuesi i KD-së, Prof. Dr. Bedri Muhadri priti në takim Rabbi Jack Bemporad, drejtor i Qendrës për Mirëkuptimin Ndërfetar dhe Father Marco Valentini, nga Diocesa Katolike në Romë

09 Nëntor 2018

Kryesuesi i KD-së, Prof. Dr. Bedri Muhadri priti në takim Rabbi Jack Bemporad, drejtor i Qendrës për Mirëkuptimin Ndërfetar dhe At Marco Valentini, nga Diocesa Katolike në Romë

Prof. Dr. Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i shoqëruar nga anëtari i KD-së, Dr. Sc. Parim Kosova,  të premten ka pritur në takim, Rabbi Jack Bemporad drejtor i Qendrës për Mirëkuptimin Ndërfetar dhe  At Marco Valentini, nga Diocesa Katolike në Romë. Qëllimi i takimit ishte organizimi në Prizren  i një konference ndërkombëtare për tolerancën ndërfetare në Kosovë. Në këtë organizim nga UPZ u kërkua që të jetë në cilësinë e bashkorganizatorit së bashku me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pritët të marrin pjesë rreth 120 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Prof. Dr. Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së, shprehi nderin dhe kënaqësinë që pret në takim dy personalitete të rëndësishme dhe shprehi gatishmërinë e plotë që edhe UPZ të jetë pjesë e këtij organizimi shumë të rëndësishëm. Muhadri ndër të tjera i njoftoi mysafirët me të arriturat e UPZ-së dhe programet studimore që ofrohen ku theksoi se në këtë universitet krahas gjuhës shqipe studimet ofrohen dhe në gjuhën turke dhe boshnjake ku ka një harmoni dhe bashkëpunim të mirëfilltë.

 

Gjatë ditës, mysafirët kanë vizituar edhe Qendrën Historike në Prizren, në këtë kuadër edhe Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas