Albanologu austriak, Dr Robert Pichler mbajti ligjëratë në UPZ
13 Nëntor 2018
Albanologu austriak, Dr Robert Pichler mbajti ligjëratë në UPZ
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka mbajtur ligjëratë albanologu, Dr Robert Pichler. Tema e ligjëratës ishte: Marrëdhënia e Emancipimit Kombëtar, identiteti musliman dhe islamizmi. Ligjërata është organizuar nga Fakulteti i Filologjisë, Dega e Gjuhës Gjermane. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Shkelqim Millaku, në fjalën e tij në cilësinë e nikoqirit, theksoi se për fakultetin që e drejton por edhe për UPZ-në në përgjithësi është nder i veçantë që një albanolog si Dr. Robert Pichler mbanë ligjëratë. Prof.dr. Robert Pichler, është bashkëpunëtor në Akademinë e Shkencave të Austrisë dhe Universitetin e Vjenës e të Grazit.
